Sport

Super klasikja Argjentinë-Brazil mbyllet në barazim

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 17 November 2021

U mbyll në barazim pa gola super klasikja Argjentinë-Brazil.

Në ndeshjen që pritej nga mijëra fansa në mbarë botën, dy ekipet bënë një lojë të ekuilibruar.

Një pjesën e parë Argjentina ishte më kërkuese por jo konkrete. Ndërkohë në pjesën e dytë Argjentina pati nën kontroll lojën por ishte Brazili që u shfaq dy herë rrezikshëm, madje edhe duke goditur trafersën.

Me këtë barazim Brazili dhe Argjentina mbajnë vendet e para në grup dhe janë kualifikuar për Botërorin Katar 2022. Brazili mban vendin e parë me 35 pikë, ndërsa Argjentina vendin e dytë me 29 pikë.

Nga grupi i ekipeve nga Amerika Latine në Botërorin e Katarit kualifikohen 5 kombëtare.

Të tjera