Sport

Super-derbi në Podujevë, i cili në vitin e kaluar ishte skandaloz

Autori: Erion Maliqaj 10:46 | 10 November 2018

Xhiroja e 15-të e Superligës se Kosovës në futboll, sjell derbin e madh ndërmjet, Llapit dhe Dritës, takim që do të luhet të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Gazeta inFokus.

Llapi që zë vendin e tretë me 26 pikë me fitore eventuale do të shkëputej edhe më shumë nga Drita e cila renditet e katërta me 4 pikë me pak. Gjilanasit me fitore do të afroheshin në vetëm 1 pikë larg llapjanëve.

Dueli mes këtyre ekipeve në kampionatin e kaluar u përcoll me akuza se ndeshja ishte e rregulluar ku Drita triumfoi 3:1.

-Advertisement-

Në po të njëjtën ditë, Liria në Prizren është nikoqire e Flamurtarit.

Të dyja ndeshjet, do të zhvillohen nga ora 13:30./Gazeta inFokus/

Ndërkaq, të dielën takohen:

Prishtina – Ballkani

Gjilani – Drenica

Trepça ’89 – KEK-u

Feronikeli – Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera