Rozë

Super bashkëpunim po vjen nga Elvana Gjata e Mozzik

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 16 November 2020

Po nëse ju themi se Mozzik dhe Elvana Gjata po vijnë me një bashkëpunim? Nëse jeni fansa të dy artistëve mund të gëzoheni sepse ata kanë bashkuar forcat dhe janë gati ta djegin me projektin e përbashkët.

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por surprizën më të bukur e paska rezervuar për në fund të vitit.

Sipas asaj që raporton “Prive”, ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur.

-Advertisement-

Kujtojmë se, Elvana u rikthye në fund të muajit gusht në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 10 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.

Ndërkohë, Mozzik ka qenë artisti i verës. Përveç super suksesit me albumin që solli “MozzArt”, reperi i çmendi të gjithë me këngët “Madonna” dhe “PP”, në bashkëpunim me Kidën.

Ai na lajmëroi pak kohë më parë në rrjetet sociale se po sjell një album të ri që do jetë edhe më flakë, teksa po ashtu përflitet se do vijë në një bashkëpunim me Loredanën, e kjo do ishte mbyllja më e mirë e 2020 për të.

Këto dy muaj duken se kanë rezervuar surpriza, andaj prisni të papriturën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera