Lajme

Super arma e SHBA-së, shkakton stuhi dhe uragane

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 06 March 2018

Ushtria Amerikane po zhvillon një super armë të re, e cila do tu mundësonte atyre të kontrollonin motin dhe të dominonin Luftën e Tretë Botërore, nëse ajo do të shpërthente – thuhet sipas teoricienëve konspirativë në internet.

Kontrollimi i motit dhe mjedisit do të ishte një fuqi e pabesueshme, dhe superfuqitë e botës janë duke shpenzuar miliarda në zhvillimin e asaj që po quhet “arma e fundit për luftë”.

Tanket e armikut do të ngriheshin; anijet luftarake do të ngecnin në akull dhe mjegull, përderisa aeroplanët luftarakë do të goditeshin nga copëzat e breshrit të cilët do të ishin me madhësi të topave të golfit.

-Advertisement-

E gjithë kjo do të mund të bëhej nga një sistem armësh që në thelb është projektuar për të kontrolluar motin.

Forca Ajrore Amerikane tashmë ka një propozim për këtë dhe ekspertët besojnë se pajisja për ndryshimin e motit mund të jetë e gatshme për betejë.

Dokumentet e hulumtimit që iu dorëzuan Forcës Ajrore të SHBA-së kanë plane të detajuara për ushtrinë, e cila do të jetë në gjendje që praktikisht të zotërojë motin deri në vitin 2025.

Këto dokumente sugjerojnë se sistemi i këtyre armëve do të ishte po aq revolucionar sa nuklearet. Koncepti i sistemit të këtyre armëve mund të shkojë edhe në ekstreme. Kjo do të thotë se pastaj ushtria do të ishte në gjendje të bënte tornado, uragane, përmbytje dhe stuhi dëbore.

Në thelb, ata do të kishin në pëllëmbën e tyre mundësinë për të vrarë një komb të tërë. Profesori Michael Chossudovsky, president i Qendrës për Kërkime mbi Globalizimin, e kishte përshkruar mundësinë e krijimit të një pajisje që do të mund të modifikonte motin dhe të shkaktonte shkatërrim në masë.

Ai kishte thënë se SHBA tashmë është drejt krijimit të një arme e cila do të mund të modifikonte motin. Ai shkoi edhe më tutje duke thënë se ushtria e SHBA-së ka zhvilluar mundësi të avancuara që do t’ua mundësonin atyre të ndryshonin modelet e motit.

Një video në YouTube që shpjegon programin misterioz të quajtur HAARP, e tregon më së miri atë se si një armë e tillë mund të ndikojë në motin kudo në Tokë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera