Lajme

Suma për të tretën herë garon i vetëm

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 29 August 2017

Rufki Suma edhe njëherë do ta sfidojë veten për kryetar të Hanit të Elezit.

Ai konfirmoi për KosovaPress se ka kandiduar për kryetar si i pavarur që edhe njëherë ta marr udhëheqjen e kësaj qyteze të vogël të Kosovës.

“Po kam dërguar kandidaturën time për kryetar, tash po pres certifikimin nga KQZ-ja”, tha Suma.

-Advertisement-

Rufki Suma qe dy mandate është kryetar i Hanit të Elezit. Në vitin 2009 ai ka marrë shumicën e votave të qytetarëve të Hanit të Elezit duke pasur përballë kandidatë të të gjitha partive politike.

Suma doli fitues edhe në vitin 2013 ku i fitoi zgjedhjet për kryetar.

Mediat kanë raportuar jo rrallë për kryetarin Suma të cilin e kanë quajtur edhe kryetar unikat të Kosovës.   Suma ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe TMK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera