Lajme

Sulmuesit e Londrës planifikuan të përdornin kamion prej 7.5 tonësh

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 10 June 2017

Sulmuesit e “Urës së Londrës” u përpoqën të merrnin me qira një kamion prej shtatë ton e gjysmë për të kryer sulmin, thonë policia, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Por, tre burrat nuk arritën të japin detajet e pagesës dhe kamioni s’mund të merrej, duke i bërë ata që të përdornin një të vogël.

Sulmuesit u futën në urë shtatë ditë më parë. Policia tha se ata kishin thika prej qeramike në dorë dhe bomba benzine në furgon.

-Advertisement-

Tetë vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, i cili filloi pak para orës 22:00 më 3 qershor.

Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba janë emëruar si sulmues, të cilët u qëlluan për vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera