Lajme

Sulmuesi në New York, ish-pjesëtar i Marinës amerikane

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 18 May 2017

Vozitësi, i cili me shpejtësi të madhe të enjten hyri në mesin e këmbësorëve në Times Square në New York, është Richard Rohas (26), njoftoi komisari i policisë James O’Niel.

Rohas është arrestuar dy herë më parë për vozitje në gjendje të dehur, transmeton Reuters.

Në sulm ka humbur jetën të paktën një person dhe 22 të tjerë janë lënduar, transmeton AFP.

-Advertisement-

Prefekti i New Yorkut, Bill de Blazio tha se i arrestuari është shtetas i SHBA-ve dhe ish-pjesëtar i Marinës amerikane.

FBI ka nisur hetimet me policinë e New Yorkut lidhur me sulmin e sotëm.

Automjeti që hyri në mesin e këmbësorëve është me ngjyrë të kuqe, transmeton Reuters, ndërsa vozitësi është arrestuar dhe dërguar në stacion, ku do të testohet për nivelin e alkoolit në gjak.

Pavarësisht në mungesën e fakteve për sulm terrorist, në New York janë vendosur forca të policisë në lokacione kyçe, transmeton AFP.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera