Lajme

Sulmuesi i Mançesterit, ishte shok i ngushtë i të riut që kishte rekrutuar qindra të rinj në ISIS (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 24 May 2017

Sulmuesi në “Manchester Arena” i identifikuar si Salman Abedi, dyshohet të ketë pasur lidhje të ngushta me rekrutuesin e të rinjve nga ky qytet në organizatën terroriste Shteti Islamik.

Një grup prej 30 policëve kanë bastisur shtëpinë e kamikazit në Fallowfield, ku policia ka gjetur një libër me titullin “Know Your Chemicals”, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Raphael Hostey ndryshe i njohur si Abu Qaqa al-Britani

Organet sigurisë kishin informacione për 22-vjeçarin, i cili sipas tyre nuk përbënte rrezik.

Por e përditshmja angleze Mirror, raporton se hetimet kanë quar drejt një lidhje me Raphael Hostey ndryshe i njohur si Abu Qaqa al-Britani.

Abu Qaqa al-Britani

Abedi besohet të ketë qenë mik i familjes së Hostey, i cili kishte rekrutuar qindra të rinj nga Britania që të luftoj përkrah ISIS-it në Siri.

Ky militant ishte neutralizuar gjatë një sulmi me dron gjatë majit të vitit të kaluar.

Fqinjët e Abedi kanë pranuar para medieve angleze se sjelljet e tij ishin të çuditshme kohëve të fundit, i cili njëherit ishte adhurues i klubit Manchester United.

Ai kishte filluar studimet në Universitetin e Salfordit në vitin 2014 por një vit më vonë kishte hequr dorë, pasi vendosi ta rrit mjekrën dhe të shoqërohet me radikalë nëpër rrugët e qytetit ku është rritur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera