Rozë

Sulmuesi i Real Madridit i mori të dashurën, futbollisti serb bie në depresion

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 28 December 2020

Futbollisti serb, Adem Ljajiç është duke kaluar një situatë të vështirë. Pas ndarjes me të dashurën e tij, modelen, Sofia Millosheviç dy vite më parë ai është duke u përballur me depresionin.

29-vjeçari ishte në lidhje me modelen e famshme serbe, por kjo e fundit u nda me të për tu hedhur në krahët e sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic.

Karriera e lojtarit, Ljajiç këto vite është shënuar nga skandale të shumta, teksa është parë në bare të ndryshme në gjendje të dehur.

-Advertisement-

Aktualisht Ljajiç është në kontratë me Beşiktaş por këtë sezon lojtari nuk është aktivizuar asnjë minutë, ndërsa klubi turk kërkon ta heqë qafe, por është paga e lartë e lojtarit që e pengon këtë veprim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera