Sụlmuan tre policë në Veri – arrestohen 6 persona
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 25 February 2025
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” në Mitrovicën e Veriut.
Të dyshuarit sipas policisë dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike mes vete, dhe me të ndërhyrë policët zyrtarë, janë sulmuar edhe ata.
Të 6 rezultuan se janë nën ndikim të alkoolit.
Njoftimi:
Me datë 25.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Te dyshuarit Alkool test
1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰
2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰
3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰
4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰
5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰
6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰
Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.
Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Pamje nga arrestimi i mbrëmshëm i gjashtë personave që sulmuan policinë e Kosovës në veri

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































