Lajme

Sulmuan të miturin, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 17 November 2021

Dy persona, njëri nga ta- i mitur, janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person tjetër, po ashtu të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në Lipjan dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur), pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (i mitur)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera