Lajme

Sulmon dhe kanos babain, djali në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 19 March 2019

Të hënën në mëngjes, një person ka raportuar në polici djalin e tij i cili e kishte sulmuar dhe kanosur fizikisht.

Djali kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte sulmuar të atin fizikisht dhe pas kësaj ai lajmëroi policinë sepse sipas tij i biri është përdorues i substancave narkotike dhe paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton, shkruan gazeta inFokus.

I dyshuari po kërkohet nga policia pasi ende është në arrati. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera