Lajme

Sulmon me bombë kushëririn për shkak të borxhit

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 27 May 2017

Një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë dore, është hedhur mbrëmë pas mesnate në oborrin e shtëpisë së një serbi në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate në oborrin shtëpisë së Dragosllav Bojkoviq që ndodhet në rrugën ‘Vojvoda putnik’ në veri të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se prapa këtij sulmi qëndron Sasha Kriçkiç, i cili është kushëri i viktimës dhe që e kishte kërcënuar viktimën një ditë më parë, ndërsa bëhet fjalë për një borxh prej rreth 50 mijë eurosh.

-Advertisement-

Mësohet se policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera