Lajme

Sụlmoi pesë persona, arrestohet një burrë në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 22 July 2024

Tre meshkuj dhe dy femra janë sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Drenasit.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00, ku me të pranuar informatën policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor përderisa personi i dyshuar është arrestuar dhe ai me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të drejtësisë.

-Advertisement-

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se e gjithë ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera