Lajme

Sulmoi me thikë djalin e axhës, arrestohet ferizajasi

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 13 November 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që ka sulmuar me thikën djalin e axhës, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur ditën e premte si dhe është njoftuar edhe prokurori.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar me thikë djalin e axhës, viktimën mashkull kosovar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Sipas vendimit të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera