Lajme

Sulmoi fizikisht familjarët e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 18 June 2023

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se i ka fyer dhe u është vërsulur për t’i sulmuar babanë, nënën dhe motrën e tij.

Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për t’i sulmuar baban, nënën dhe motrën e tij, po ashtu i dyshuari ka thyer disa pjata. Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera