Lajme

Sulmoi dy policë në Malishevë, arrestohet mërgimtari

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 12 August 2022

Një mërgimtar shqiptar me shtetësi holandeze është arrestuar të enjten në Malishevë pasi gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht dy policë.

Sipas policisë së Kosovës, policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë edhe trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Holandeze pasi ai kishte urdhër arrest nga gjykata, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera