Lajme

Sulmohet vetura e Top Channel në veri, brenda ishin disa gazetarë edhe nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 May 2023

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës janë sulmuar gazetarët të cilët kanë raportuar drejtpërdrejt nga vendet ku po mbahen protestat, shkruan Gazeta Infokus.

Një veturë e mediumit Top Channel është sulmuar nga protestuesit në Zveçan, me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

Kwtw e ka bwrw tw ditur Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili po udhëtonte me të njëjtën veturë e ku tha se vetura është ngjyrosur me sprej dhe i janë hequr targat

-Advertisement-

“Vetura e Top Channel, me të cilën po udhëtonim bashkë me Leonita Bajrami Kosovë Gjoci dhe Valdrin Abazi u sulmua pak minuta pas parkimit, 20 metra nga KFOR-i polak, në Zveçan. Iu vendos ngjyrë dhe targat pas iu hoqën. Personat me maska lart vazhdimisht shajtën në drejtim tonin dhe në një rast na gjuajtën me shishe”, ka shkruar Rexha./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera