Lajme

Sulmohet vetura e RTV Dukagjinit në veri, AGK: Të krijohet ambient më i sigurt për mediat

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 31 Maj 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi sot është sulmuar vetura e ekipit të RTV Dukagjinit në Zveçan, e dyta kjo nga ky medium që është vandalizuar nga protestuesit lokalë serbë gjatë trazirave të fundit.

“Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë”, thuhet në njoftimin e AGK-së, përcjell Reporteri.net.

AGK tha se në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh.

-Advertisement-

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye të detyrës, e po raportojnë nga veriu i vendit”, përfundon komunikata e AGK-së.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy