Lajme

Sulmohet vetura e policisë me mjete të forta nga protestuesit në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 05 June 2023

Një veturë e Policisë së Kosovës është penguar dhe sulmuar nga protestuesit me mjete të forta në komunën e Zveçanit.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili tha se si pasojë e sulmit, veturës së policisë i është thyer xhami.

Kelani theksoi se nuk raportohet për të lënduar, teksa rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani për Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera