Lajme

Sulmohet Spitali i Pejës me koktej molotovi

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 19 January 2020

Dy punonjës të QKMF-së në Pejë kanë raportuar në policinë e këtij qyteti për një sulm që ka ndodhur.

Disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në objekt, shkruan gazeta inFokus.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes, ku dëshmitarët kanë treguar se gjersa ishin në vendin e punës, persona të panjohur kanë hedhur koktej molotivi i cili më pas edhe ka shpërthyer.

-Advertisement-

Kështu, kjo edhe ka bërë që nga zjarri të përfshihet një pjesë e murit që më pas është shuar nga dëshmitarët, shkruan gazeta inFokus.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera