Lajme

Sulmohet sistemi i KPM-së

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 20 January 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave njofton se dje (19 janar 2022), sistemi i KPM-së është goditur nga një sulm kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit, duke përfshi këtu edhe emailat zyrtar.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar institucionet relevante dhe se është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi, për çka do të informojmë me kohë publikun.

Komunikimi ynë me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected] , deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së.

-Advertisement-

Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera