Lajme

Sulmohet seksualisht një vajzë në Skenderaj, prokuroria e vazhdon rastin në procedurë të rregullt

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 January 2022

Një vajzë nga Skenderaj kishte raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një person, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë rast policia ka bërë të ditur se janë intervistuar të dy palët.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera