Lajme

Sulmohet Qëndron Kastrati, thotë se i ka identifikuar sulmuesit

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 14 November 2021

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është sulmuar mbrëmë nga disa persona, raporton Express.

I kontaktuar nga Express, Kastrati ka thënë se është zënë në pritë në Karaçevë, derisa ka treguar edhe emrat e personave që thotë se e kanë sulmuar.

“Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu sulmin, pastaj kish ndodh edhe një sulm tjetër pas një ore”, ka thënë Kastrati.

-Advertisement-

Se Kastrati është sulmuar mbrëmë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera