Lajme

Sulmohet profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 10 May 2022

ot rreth orës 14:30 është sulmuar fizikisht një profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast dihet se lëndime trupore ka pësuar një person (femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

-Advertisement-

Me rastin po merren njësitet përkatëse.

Ndryshe në media është raportuar se profesoresha, e cila është sulmuar sot është Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila është gruaja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci. Klankosova.tv ka provuar të flasë me këtë të fundit, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera