Lajme

Sulmohet polici në Jarinje, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 22 March 2023

Një person me shtetësi kosovare ka sulmuar një zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Jarinje, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i njëjti pas sulmit ndaj zyrtarit policor, është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e sulmit.

-Advertisement-

“I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njejti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta Infokus/

Arrestohet postieri në Fushë Kosovë, qëllimisht largoi nga zyra një zarf me fotografi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera