Lajme

Sulmohet Noteri Ekrem Nuhiu

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 12 December 2018

 

Sot në orët e para të mëngjesit është sulmuar fizikisht Noteri Ekrem Nuhiu. Kështu bëri të ditur Oda e Noterëve të Kosovës, transmeton Gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

Sipas një njoftimi për medie, Oda e Noterëve ka thënë se Nuhiut i janë shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë ka qenë i detyrueshëm edhe intervenimi kirurgjik lidhur me lëndimet e marra në kokë nga goditja me një shufër metalike.

 

“Oda e Noterëve të Kosovës e dënon këtë veprim të ulët ndaj Noterit Nuhiu dhe konsideron se ky sulm është ndërhyrje direkte në punën dhe pavarësinë e noterëve dhe njëherit kërkon nga organet kompetente që ta zbardhin rastin dhe personin përgjegjes ta sjellin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Odës së Noterëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera