Lajme

Sulmohet një shqiptar në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 17 November 2022

Një shqiptar raportohet se është sulmuar në veri të Mitrovicës.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti theksoi se kanë pranuar informatën në lidhje me këtë rast.

-Advertisement-

“Po e kemi pranuar si informacion. Jemi duke punuar rreth hetimit të rastit”, tha Hoti.

Duhet përkujtuar që në veri të vendit së fundi pati zhvillime të njëpasnjëshme, ndërsa vazhdimisht është bërë thirrje për mos-tensionim të situatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera