Lajme

Sulmohet një pompë derivatesh në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 26 December 2017

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur 400 euro nga dy punëtorët e një pompe të derivateve në fshatin Klinë të Skenderajt.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Mbrëmë rreth orës 18:00 është raportuar se dy persona te maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shumë të hollash në vlerë mbi 400 euro, nga dy punëtor të një pompe të derivateve në fshatin Klinë e Epërme e Skenderaj”, tha Zahiti.

-Advertisement-

Zahiti gjithashtu ka shtuar se në këtë rast nuk ka të lënduar dhe se policia tashmë ka nisur hetimet për rastin e grabitjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera