Lajme

Sulmohet një polic në Kllokot

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 15 January 2020

Polica e Kosovës ka arrestuar dje në Vërbovc të Kllokotit një person të komunitetit serb pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vitisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajte për 48 orë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera