Lajme

Sulmohet një infermier, reagon Spitali i Përgjithshëm i Pejës

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 30 July 2023

Një infermier është sulmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Kështu ka njoftuar ky spital, të dielën – teksa janë shprehur të shqetësuar.

“Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucioneit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor”, thuet në njoftim.

-Advertisement-

Ky spital kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve në raste të tilla.

“Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike”.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përseriten”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera