Lajme

Sulmohet në veri ish-ministrja Edita Tahiri

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 02 December 2017

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është sulmuar në veri të Mitrovicës teksa po qëndronte në një kafene pasi mori pjesë në një tryezë ku u diskutua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç mëson gazetametro.net, sulmi ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes dhe është kryer nga grupi i Milan Radoicicit, i cili është i dyshuar edhe për djegie të veturave në veri dhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës muaj më parë.

Burime të Metros në veri sqarojnë se lokali ku po qëndronte ish-ministrja është sulmuar me ç’rast është lënduar një person, pasi nga goditjet është thyer edhe xhami i një dritareje.

-Advertisement-

Edita Tahiri po merrte pjesë në një tryezë së bashku me ish-koordinatorin serb për dialog, Borko Stefanovic, i cili më pas e ka konfirmuar sulmin ndaj tij. Stefanovic ka publikuar edhe pamje nga sulmi.

Ndërkohë, Metro mëson se sulmi ka qenë i orkestruar dhe largimi i ish-ministres është realizuar me vështirësi pasi, sipas burimeve brenda policisë, disa pjesëtarë serbë të policisë kanë refuzuar të intervenojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera