Lajme

Sulmohet në Serbi autobusi nga Kosova, policia serbe në vend të ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 00:36 | 25 August 2019

Autobusi kosovar nga Suhareka është sulmuar rrugës për në Beograd, nga një grup i panjohur afër Krushevcit.

Xhami i përparëm i autobusit është thyer nga sulmi me gurë. Autobusi nuk është ndalur në afërsi të ngjarjes për derisa pak kilometra më larg është skajuar për të kërkuar sigurinë.

“Deri tash nuk ka të lënduar, por shoferi është detyruar ta skajoi autobusin, për shkak se xhami i përparm i autobusit nga sulmi është dëmtuar shumë. Sulmi ka adhur nga një makinë ku ishin disa persona. E kanë goditur xhamin dhe kanë ikur”, ka thënë për Metron një udhëtarë.

-Advertisement-

Autobusi është i kompanisë turistitike ‘Shpejtimi’.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe policia serbe, derisa shihet duke ekzaminuar autobusin kosovar, shkruan Gazeta Metro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera