Lajme

Sulmohet mjeku, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 20 November 2019

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj sulmit i cili i është bërë gjatë mbrëmjes së kaluar një mjeku në vendin e punës.
Këtë reagim Oda e Mjekëve e ka shprehur përmes një komunikate për media, shkruan gazeta inFokus.

Në reagim thuhet se sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat nuk kanë të ndalur.

“Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut i cili u sulmua mbrëmë në hapësirat e vendit të punës duke ofruar shërbimin shëndetësor. Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat nuk kanë të ndalur”, thuhet në reagim./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Reagimin i plotë i Odës së Mjekëve të Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera