Lajme

Sulmohet me gurë një qendër votimi në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 19 November 2017

Qendra e vendvotimit në shkollën “Ali Krasniqi” në Klinë është sulmuar nga persona të panjohur me gur.

Këtë e ka bërë të ditur Albert Krasniqi nga DnV në konferencën e parë të organizuar për raportimin rreth mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, shkruan Infokusi.com

Sipas Krasniqit policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.

-Advertisement-

“Në shkollën “Ali Krasniqi” në komunën e Klinës ku në ora 7:45 kjo qendër e votimit është goditur me gurë nga jashtë duke dëmtuar derën e hyrjes së qendrës. Policia ka dalë në vendin e ngjarës, autorët nuk janë identifikuar ende”, ka thënë Albert Krasniqi nga DnV./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera