Rajoni dhe Bota

Sulmohet me dronë kampi ushtarak në Jemen – 60 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 19 January 2020

Që nga vrasja e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, sulmet direkt ose indirekt nga shteti iranian janë shpeshtuar.

Kësaj radhe cak ishte shteti i Jemenit, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, ani se sulmi nuk është bërë direkt nga Irani, Lëvizja Houthis që është e lidhur me këtë shtet ka sulmuar një kamp ushtarak në qytetin Marib.

-Advertisement-

Nga ky sulm të vdekur kanë mbetur 60 persona e dhjetëra të tjera janë plagosur, shkruan gazeta inFokus.

Këtë lajm të ditur e ka bërë televizioni shtetërorë i Arabisë Saudite, duke thënë që viktimat janë ushtarakë.

E sipas burimeve të televizionit Al Ekhbariya, sulmi është kryer me raketa balistike e dronë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera