Rozë

Sulmohet këngëtarja Sinitta, një i ri rrëmben paruken e saj nga koka gjatë parakalimit në tapetin e kuq

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 18 May 2018

Këngëtarja Sinitta mbeti e tronditur gjatë ditës së sotme, pas mbërritjes në Klubin e Kabaresë të Londrës, në Bloomsbury.

54-vjeçarja po përshëndeste të gjithë miqtë e saj pas mbërritjes, por vetëm ca minuta më pas ajo u përball me një situatë shumë të sikletshme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Rastësisht asaj i rrëshqiti çanta nga dora, dhe në momentin që u përkul për ta marrë atë, një burrë tërhoqi me dhunë paruken e saj nga koka.

Ish-e dashura e Simon Cowell mbeti e pagojë në momentin që ndodhi kjo gjë.

Sinitta u pa që po dilte nga një makinë e bardhë në Bloomsbury dhe dukej se ishte në humor të mirë, ndërsa puthi dhe përqafoi shokun e saj.

Pasi i panjohur rrëmbeu paruken e kuqe të Sinitës, ai më pas e hodhi atë në tokë dhe u largua me shpejtësi nga skena.

Përderisa në videon që tregon këtë ngjarje, asnjë nga të pranishmit nuk iu vërsul të riut nga pas për ta ndjekur, kjo la vend për dyshime se gjithçka mund të ishte e kurdisur.

Ylli televiziv dukej shumë elegante e veshur me një fustan të zi të shkurtër, ndonëse gjithçka nuk shkoi mirë me pamjen e saj lart.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera