Lajme

Sulmohen fizikisht dy polic në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 14 April 2021

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht zyrtaret policor, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të policëve.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTARRr. Mon Balaj, Prishtinë 13.04.2021-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policor (në rroba civile). I dyshuari ka fyer dhe sulmuar fizikisht të njëjtit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera