Lajme

Sulmohet fizikisht një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 09 November 2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar se si pasojë e një zënke që ka ndodhur në Pejë, një person është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe se ai është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është kërkuar nga njësitet përkatëse në shtëpinë e tij por nuk është gjetur.

-Advertisement-

“Rasti është në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin policor.

Ndërkaq, policia e ka cilësuar këtë rast si vrasje në tentativë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera