Lajme

Sulmohet fizikisht ish-kryetari i OVL-së pasi nuk e futi një person në listën e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 27 November 2018

Është sulmuar fizikisht ish-kryetari i Veteraneve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku.

Daku mëngjesin e së martës në vendin e tij të punës është sulmuar nga një person që dyshohet të jetë nga fshati Uglar i Gjilanit, shkruan Gazeta inFokus.
Viktima ka thënë se i dyshuari është ankuar pse nuk është në listën e veteranëve.

“Sot rreth orës 9:00, në vendin e punës si inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, jam sulmuar nga një person nga fshati Uglar, që për momentin nuk ia di emrin, me arsyetimin ‘pse nuk jam në listat e veteranëve’, ka thënë Daku.

-Advertisement-

Ai ka shtuar gjithashtu se pas rastit e ka njoftuar policinë.

“E kam njoftuar policinë, e kam dhënë deklaratën dhe sipas informatave, sulmuesi po mbahet në polici”, ka përfunduar Daku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera