Lajme

Sulmohet fizikisht infermieri në Spitalin e Pejës, reagon FSSHK

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 31 July 2023

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

FSSHK përmes një reagimi për media është shprehur se dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.

“FSSHK kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal, sepse sulmi ndaj mantelbardhëve është sulm ndaj shtetit, është i dënueshëm dhe i pakompromis”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Tutje në reagim theksohet se mantelbardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme, të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi.

“FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera