Lajme

Sulmohet faqja e Policisë së Shtetit, Anonymous Albania: Jeni të korruptuar, arrestoni deputetët!

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 08 July 2017

Anynomous Albania ka hack-arat në orët e vona të mbrëmjes së kaluar faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Këtë e ka treguar vetë ky grup me një postim në Facebook ku tregon dhe arsyet se pse kanë ndërmarrë këtë veprim. Sipas tyre, policia është e korruptuar dhe po shfrytëzon detyrën. “Ne po bëjmë punën që ju duhet të kishit bërë me kohë, duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje”, – shkruhet në faqen e Anynomous Albania në Facebook.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë : “Ne jemi Anonymous Albania, ëebsite i policisë shqiptare është hakuar nga ne sepse kemi vënë re se policia është e mbushur me korrupsion edhe po shfrytëzon detyrën. Ne po bëjmë punën që ju duhet të kishit bërë me kohë, duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit. Ne do vazhdojmë t’ju shkatërrojmë ju. Ky ishte vetëm fillimi. Ne nuk falim e as nuk harrojmë. Çdo gjë e fshehtë do të dalë në shesh, s’do ketë më të fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetëm një palajmërim, nëqoftëse vazhdoni akoma kështu, do ketë pasoja të tjera si dëme ekonomike etj. -Anonymous Albania!”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera