Lajme

Sulmohet me breshëri plumbash banesa e gazetares, brenda ndodheshin fëmijët dhe prindërit e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 30 August 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërsa një breshëri plumbash kallashnikovi janë gjuajtur në drejtim të banesës së gazetares Klodiana Lala.

Në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë fëmijët e gazetares, prindërit dhe vëllai i saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Në muret e banesës janë gjetur shenjat e dhjetë plumbave.

Nga plumbat mësohet se janë dëmtuar xhamat dhe muret e banesës, ndërsa siç raporton policia po punohet për kapjen e autorëve dhe rrethanave të ngjarjes.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera