Sulmohet banesa e ambasadorit amerikan në Athinë
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 15 May 2019
Organizata anarkiste “Rubikon” ka gjetur një mënyrë aspak të këndshme për të shprehur kundërshtinë e saj, për mosdhënien e një lejeje të posaçme për ekzekutorin e organizatës terroriste “17 Nëntori”, Dimitris Kufodinas.
Anëtarë të kësaj organizate hodhën bojë të zezë dhe një bombë tymuese jashtë banesës së ambasadorit amerikan në Athinë.
Sipas organizatës, anëtarë të saj mundën të thyejnë kordonin e sigurisë dhe, pasi hodhën parulla dhe lyen me bojë të zezë muret e banesës së ambasadorit, mundën të largohen pa u shqetësuar. Madje, vet organizata publikoi një video të operacionit të kryer prej anëtarëve të saj rreth orës 4 të mëngjesit.
Qeveria greke dënoi aktin e paprecedentë dhe premtoi dërgimin e anëtarëve të organizatës përpara drejtësisë. Vet amabasadori amerikan, Pyatt publikoi në Twitter lajmin e sulmit.
Refuzimi i lejes disaditore për të dalë nga burgu për Dimitris Kufodinas ka sjellë reagime të ashpra në radhët e anarkistëve dhe militantëve të majtë grekë, të cilët thonë se Kufodinas i janë shkelur të drejtat. Kufodinas është dënuar me 12 burgime të përjetshme për 12 vrasje të kryera prej organizatës famëkeqe terroriste, aktiviteti i së cilës përfundoi në vitin 2003, përcjell Top Channel.
Më herët, anarkistët kishin sulmuar me bomba molotov dhe gurë forcat e rendit në zonën “Eksarkia” të Athinës.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...