Lajme

Sulmohet autobusi i linjës Gjakovë – Gllogjan – Gjakovë, mbetet i vrarë një person

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 26 November 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e Dukagjinit, pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit që po shkonte në fshatin Gllogjan.

Nga raportimet e para thuhet se autobusi është i linjës Gjakovë – Gllogjan – Gjakovë dhe është autobus që bartë nxënës.

Paparaci nga burimet e veta ka mësuar se në këtë autobus si pasojë e të shtënave dyshohet se ka vdekur shoferi i automjetit, kurse ka edhe të plagosur.

-Advertisement-

Policia e ka konfirmuar rastin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera