Sport

Sulmohet autobusi i klubit të Superligës pas përfundimit të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 16 February 2020

Nuk ka kaluar pa incidente as derbi i së dielës, ndërmjet Dritës e Gjilanit. Autobusi i SC Gjilanit është sulmuar pas përfundimit të ndeshjes, teksa po bartte futbollistët.

Madje, siç mëson GazetaSheshi ai është sulmuar në prezencën e Policisë së Kosovës me të dalë nga stadiumi i qytetit.

Dyshohet që goditja ka ardhur nga tifozët e FC Dritës, pasi që autobusi kishte kaluar pranë “Sport Bar-it” ku ndodheshin tifozëria ‘bardhekaltër’.

-Advertisement-

Pamjet e mëposhtme e dëshmojnë më së miri dëmin e shkaktuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera