Lajme

Sulmohet anëtari i VV-së

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 02 March 2021

Gjatë mbrëmjes së të hënë, është sulmuar klinika e ish deputetit të VV-së, Fitim Ukës.

Atij i janë vjedhur televizori në klinikë si dhe disa gjësende të tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Uka përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook.

-Advertisement-

“E vërteta është që mbrëmë, dikush i paftuar ka thyer derën e klinikës time. Ka vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera të vogla. Meqë nuk kemi qenë aty, ka kontrolluar në qetësi të gjithë raftet, por na i ka kursyer librat dhe testet e ndryshme, për çka e falënderojmë”, ka shkruar ai.

Derisa ka njoftuar se me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.

“Përndryshe, vërtetë shumë mirënjohës Policisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar sot. Shpresoj që vjedhësit do të kapen nga policia dhe pasi të dënohen do të iu dhuroj disa libra të mirë për lexim”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera