Sulmohet ambasada e Myanmar në Indonezi
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 03 September 2017
Ambasada e Myanmar në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, është sulmuar sot në mëngjes me koktej molotovi, njofton policia indoneziane.
Në objektin e ambasadës është shkaktuar një zjarr i vogël, i cili është fikur pak pas sulmit, transmeton Express.
Ky sulm vjen në kohën kur zemërimi është duke u rritur në vendin e Azisë Juglindore, shtëpi e popullsisë më të madhe myslimane në botë, me dhunën ndaj myslimanëve rohingya në Myanmar.
Një oficer i policisë e kishte vërejtur zjarrin në katin e dytë të ambasadës dhe më pas e kishte njoftuar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tash është duke i hetuar motivet e sulmit. Besohet se një person i panjohur e ka sulmuar ambasadën me koktej molotovi dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes me makinë.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave janë mbajtur protesta në qendër të Xhakartës, me dhjetëra njerëz të grupeve islamike dhe organizatave të aktivistëve që i kanë bërë thirrje qeverisë indoneziane të përfshihet në mënyrë aktive në ndaljen e dhunës ndaj myslimanëve në Myanmar.
Trajtimi i gati 1.1 milion myslimanëve rohingya në Myanmarin me shumicë budiste është sfida më e madhe e lideres Aung Sna Suu Kyi, e cila po akuzohet nga kritikët e Perëndimit se nuk po flet për pakicën myslimane e cila që një kohë të gjatë ankohet se po persekutohet.
Agjencitë humanitare vlerësojnë se rreth 73.000 myslimanë rohingya kanë ikur nga Myanmar në shtetin fqinj Bangladesh, që prej se dhuna shpërtheu javën e kaluar. /Express
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...