Sulmohen tetë shqiptarë në Beograd, po merrnin pjesë në paradën e LGBT’së

Autori: Gazeta inFokus
22:06 | 17 September 2022
Tetë shqiptarë janë sulmuar në Beograd, derisa po merrnin pjesë në “EuroPride”, e cila u organizua sot në mbështetje të komunitetit LGBT.
Lidhur me rastin, ka shkruar gazetari Idro Seferi, i cili ka bërë të ditur se asnjëri prej tyre nuk janë të lënduar rëndë, por janë marrë për vizitë nga mjekët e emergjencës.
“Tete aktivist nga Shqiperia te komunitetit LGBT jane sulmuar duke u kthyer nga Euro Pride 2022. Aktivistet nga Tirana ishin pa percjelle te policise drejt hotelit te tyre. Dy prej ryre jane lenduar me rend dhe sapo u morren per nje vizite nga mjeket e emergjences. Aktivistet nuk jane lenduar rend, por kane dhimbje koke dhe kane kaluar momente shoku. Policia ka arritur ne vendin e ngjarjes. Te gjithe aktivistet jane mire. Jane sulmuar nga nje grup prej 10 personash radikal pas perfundimit te shetitjes dhe koncerteve ne kuader te Euro Pride qe u mbajt gjate gjithe javes. Sot ka qene dita e fundit e aktiviteteve”, ka thënë ai përmes një shkrimi në Facebook.
Dhjetra aktivistë shqiptarë iu bashkuan të shtunën e 17 shtatorit marshit “EuroPride” që u mbajt në Serbi, përkundër se autoritet atje ndaluan një oranizim të tillë.
Të njëjtit, për Deutsche Welle edhe më herët gjatë ditës, kanë rrëfyer se janë ndjerë të kërcënuar.
“Janë sfida që ne i hasim edhe në Shqipëri, prej përpjekjeve të vazhduar për të mos i pranuar dhe konsideruar të drejtat e komunitetit LGBT si të drejta të njeriut”, tha Adela Alika nga Shqipëria.
Në Beograd, për të marrë pjesë në organizim kishte shkuar edhe Agron Rexhepi nga Prishtina, i cili tha se këtë herë ndihet pak më i frikësuar.
“Është hera e disatë që po vi në Beograd, hera e parë po ndihëm pak i frikësum. Kjo për shkak se jam i Kosovës dhe për shkak të kundërshtimit publik që po ia bëjnë institucionet e Serbsië, paradës”, tha Rexhepi.
Gjatë ditës së sotme, në rrugët e Beogradit është parë prezencë e shtuar e Policisë.
Siç raportoi REL, gjatë ditës u raportua për incidente të vogla pasi kishte edhe të tjerë që kundërshtuan marshin, si aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare.
Institucionet serbe në vazhdimësi kanë thënë se marshi nuk do të lejohet që të mbahet.
Aktivistët atje e kritikuan shumë kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, e cila anipse i përket komunitetit LGBT, ajo e ka braktisur këtë komuniteti në Serbi dhe kauzën e tyre.
Ndërkaq, Bërnabiq u tha aktivistëve se askush nuk mund t’i ndalojë, pasi kjo është “e drejtë themelore” e tyre.
Vlen të theksohet se EuroPride organizohet për promovim të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve dhe secilën herë, mbahet në një qytet të ndryshëm evropian.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...