Lajme

Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policor në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 02 April 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sulmuar zyrtarët policorë me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, konkretisht te qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë, transmeton Klankosova.tv.

“Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera